Hoti: Gjatë kohës së pandemisë 60 për qind e kredive janë shtyrë

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami ndodhen në një vizitë në Bankën Qëndrore të Kosovës, ku janë pritur nga Guvernatori i saj, raporton IndeksOnline.

Hoti, deklaroi se koordinimi me këtë  BQK-në ka qenë shumë i domosdoshëm për këtë kohë dhe se kjo ua ka mundësuar që të bëjnë veprime të cilat kanë shkuar e shkojnë në dobi të bizneseve dhe qytetarëve.

Hoti tha se nga marsi e deri më tani, janë proceduar 77 mijë kërkesa nga ana e bizneseve dhe qytetarëve dhe se janë shtyer 60 për qind të kredive, të cilat janë programuar, duke ndihmuar kështu bizneset.

Po ashtu u bë e ditur se ka pasur rritje të kredive, rritje të depozitave.

Ai ka thënë se pandemia nuk do të përfundoj në dhjetorë dhe se për këtë kanë diskutuar me guvernatorin e BQK-së, me të cilin prapë shpresojnë të koordinohen me këtë institucion.Indeksonline