Ministri Kuçi intervistohet në Komision për çështjen e hidrocentraleve

Është mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar do të intervistojë ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Në këtë komision do të intervistohen dëshmitarët lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, në komision do të intervistohen edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Fatos Qerimi, Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë.