Tre persona vdiqën në rrethana të dyshimta në Kosovë gjatë 24 orëve

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në Kosovë gjatë ditës së mërkure.


Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë se Kosovës për 24 orët e fundit.

Në fshatin Potok të Podujevës,raportohet se viktima mashkull derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë në Gjilan një mashkull ka njoftuar policinë se kishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.

Po ashtu një vdekje tjetër e cilësuar si e dyshimtë, ka ndodhur në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, dëshmitari mashkull ka njoftuar se kishte gjetur pa shenja jete fqinjin e tij viktimën mashkull.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.Reporteri