10 rastet pozitive në Komunën e Suharekës janë nga këto vende

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Nga 807 rastet pozitive të cilat u konfirmuan sot nga IKSHPK me virusin Korona, 10 nga ta janë nga Komuna e Suharekës.
Në komunën tonë ka ndodhur edhe një rast vdekje nga COVID-19.

Rastet Pozitive janë nga këto vende:

Grejkoc (2)

Mushtisht (3)

Semetisht (1)

Shirokë (1)

Studençan (1)

Suharekë (2)