Kurti para një viti: Të pagjeturit nuk janë kusht për ne që të ulemi në tavolinë me Serbinë

Debati që ka çuar edhe në përplasje fizike dje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të LDK-së lidhur me trajtimin e çështjes së të pagjeturve, po vazhdon edhe sot. Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, dje në Kuvend – nga deputetët e Vetëvendosjes – i është kërkuar të mos dalë në foltore e të flasë për këtë temë.

Rikujtojmë një intervistë të ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili në Rubikon pati deklaruar se ‘çështja e të pagjeturve nuk do të jetë kusht për t’u ulur në tavolinë me Serbinë”.

Derisa autori i emisionit, gazetari Adriatik Kelmendi, këmbëngulte në pyetjen se ‘a do të jetë kusht’ pasiqë ky ka qenë edhe premtim elektoral i Kurtit dhe VV-së në zgjedhjet e kaluara, ai përgjigjet: “Për t’u ulur në tavolinë, jo”.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=58766735&v=2.1&guid=011baa553cf54a1fbdc242883c3e18dd4f8e168300e142daa8bb0021f3bea425

“Pra, a do të jetë kusht”, këmbëngulë gazetari në pjesën e intervistës që mund ta dëgjoni (në videon e mëposhtme) në minutat 59:46.

“Për t’u ulur në tavolinë, jo”, përgjigjet Kurti