Digiqole ad

Goditi me veturë këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

 Goditi me veturë këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes


Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit V.B, i cili e kishte goditur me veturë një këmbësor dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Exrpress.

Sipas komunikatës, Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare dhe se me qëndrimin e të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

“… në ditën kritike në magjistralen Prizren – Gjakovë, i pandehuri duke e drejtuar automjetin, duke mos përdorur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, në të cilën kufizimi i shpejtësisë ka qenë 20 Km/h, me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës së tij, e godet këmbësorin tani të ndjerin A.M., dhe duke mos u ndalë në vendin e ngjarjes, me çka janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit”, thuhet në komunikatë./Express

Digiqole ad

Të ngjashme