Policia e Kosovës e mobilizuar në zbatimin e masave Anti COVID-19

“Policia e Kosovës e mobilizuar në zbatimin e masave Anti COVID-19“
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan vazhdon zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e një (61) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .