Deputetja nga Suhareka, bën thirrje të ndihmohet Egzon Sadikaj

Deputetja Suharekase Albena Reshitaj e cila vie nga radhët e AAK-së, përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje që të ndihmohet Egzon Sadikaj

Reshitaj shkruan:

Egzon Sadikaj është një prej shumë të rinjëve në Kosovë i cili u diagnostifikua me sëmundjen e kancerit.

Deputetja e AAK-se, Albena Reshitaj

Në pa mundësi që kjo sëmundje të trajtohet nga sistemi ynë shëndetësor ka detyruar Egzonin që shërimin ta kërkoj jashtë vendit ndërsa për familjen krahas shqetësimit për gjendjen tij shëndetësore brengë shtesë është edhe sigurimi i mjeteve për shërim jashtë vendi ku kërkohen shuma të mëdha parash.

Sot Egzoni ka nevojë më shumë se kurr për përkrahje institucionale e qytetare, prandaj ju bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse, shoqatave humanitare dhe secilit që ka mundësi për të ndihmuar.

Të ndihmojmë Egzonin, edhe ndihma më e vogël do të thotë shumë për jetën e tij.