Kryeministri Hoti: Më shumë siguri në punë

Në mbledhje e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është miratuar koncept dokumenti për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë. Me këtë veprim, do të definohen përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë, mbulueshmëria e punëtorëve pa kontrata të punës në rastet e aksidenteve në punë, rregullimi i përgjegjësive dhe obligimeve në rastet e sëmundjeve profesionale me mekanizmat mbikëqyrës, si dhe hartimin dhe raportimin e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale në punë.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar është miratuar Koncept dokumenti për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ky Koncept dokument adreson çështjet e mosrregullimit të mjaftueshëm të bazës ligjore të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas tij, duhet definuar përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë, mbulueshmëria e punëtorëve pa kontrata të punës në rastet e aksidenteve në punë, rregullimi i përgjegjësive dhe obligimeve në rastet e sëmundjeve profesionale me mekanizmat mbikëqyrës, si dhe hartimin dhe raportimin e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale në punë.