15 rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive.

Nga 645 rastet pozitive 15 janë nga komuna e Suharekës.

Rastet pozitive sipas IKSHPK-së janë nga këto vendbanime:

Suharekë (4)

Sopijë (3)

Samadrexhë (3)

Studenqan (2)

Sallagrazhdë (1)

Bllacë (1)

Mushtisht (1)