Digiqole ad

Jetmir Rudi e ka pranuar se vet e ka inskenuar rastin e kidnapimit

 Jetmir Rudi e ka pranuar se vet e ka inskenuar rastin e kidnapimit

28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, ka pranuar se e ka inskenuar vetë rrëmbimin e tij.

Rudi, i cili të dielën u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer e ka ka pranuar se ka inskenuar vetë tërë ngjarjen.

Kjo është konfirmuar për Reporterin nga Policia e Gjakovës. Lumi Graishta, Drejtor i Policisë së Gjakovës ka thënë për Reporterin se vetë Rudi ka treguar vendin ku e ka fshehur telefonin dhe provat e tjera relevante për policinë.

“I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm”. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia për Reporterin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është kualifikuar ”deklarim i rrejshëm”. /Reporteri.net

Digiqole ad

Të ngjashme