Drenica dhe Ballkanin mbyllin xhiron e 14-të

Xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet me ndeshjen interesante e cila pritet të zhvillohet në Skenderaj.

Drenica do t’i bëj konak skuadrës kryesuese, Ballkanit, shkruan Gazetasheshi

“Kuqezinjtë” do të tentojnë t’ia ndal hovin “portokallinjve” dhe t’i marrin pikët e plota nga ky ballafaqim.

Kurse, skuadra e Ismet Munishit me doemos do të tentoj të kthehet me ‘gjah’ të plotë në Suharekë pasi që ekipet ndjekëse kanë dështuar këtë xhiro.

Drenica – Ballkani zhvillohet sot (e enjte) me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet direkt në ‘Art Sport’.

Drenica renditet në pozitën e pestë me 18 pikë të mbledhura, kurse Ballkani kryeson ligën me 29 pikë të grumbulluara.