Digiqole ad

UEFA ndan vazot për Kampionatin Botëror, Kosova dhe Shqipëria mësojnë vazot ku bëjnë pjesë

 UEFA ndan vazot për Kampionatin Botëror, Kosova dhe Shqipëria mësojnë vazot ku bëjnë pjesë

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndarë ekipet kombëtare në gjashtë vazo të ndryshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, Katari 2022.

Kësisoj dy ekipet përfaqësuese tona, Kosova dhe Shqipëria tanimë kanë mësuar edhe vazot në të cilat ndodhen.

Kuqezinjtë e udhëhequr nga Edoardo Reja janë në vazon e katërt me Kombëtare të tjera si Bosnje-Hercegovia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu.

Ndërkohë Kosova ka mbetur në vazon e katërt, ku në të janë edhe Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituani, Letonia dhe Anodrra.

Vlen të theksohet se në vazon e parë janë Kombëtaret e mëdha si Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

Më poshtë keni të gjitha ekipet përfaqësuese në gjashtë vazo.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.Telegrafi

Digiqole ad

Të ngjashme