14 rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive.

Nga 764 raste pozitive të konfirmuara nga IKSHPK-ja 14 janë nga komuna e Suharekës.

Rastet pozitive janë nga këto vendbanime:

Bllacë (2)

Reshtan (1)

Sallagrazhdë (1)

Samadrexhë (1)

Semetisht (1)

Sopijë (1)

Studençan (1)

Suharekë (6)