9 rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.

Nga 639 raste pozitive të konfirmuara nga IKSHPK-ja 9 janë nga komuna e Suharekës.

Rastet pozitive janë nga këto vendbanime:

Gelancë (1)

Gjinoc (1)

Mushtisht (1)

Peqan (4)

Sopijë (1)

Suharekë (1)