Digiqole ad

Sot është datëlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në Istog zbulohet shtatorja e tij

 Sot është datëlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në Istog zbulohet shtatorja e tij

Sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të bëjë homazhe te varri i Rugovës.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

Sot gjithashtu do të bëhet zbulimi i shtatorës në Istog.

Ceremonia e zbulimit të shtatores do të mbahet nga ora 12:00.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Digiqole ad

Të ngjashme