Zgjerohet lista: 21 komuna në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur shpërndarjen e re të komunave sipas zonave, varësisht nga situata epidemiologjike e shtatë ditëve të fundit.

Në zonën e kuqe, aty ku futen komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 21 komuna, është bërë e ditur të premten në konferencën për media të Ministrisë së Shëndetësisë.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=87667626&v=2.1&guid=d76e7ab0524644db907acd3de431f2ac5a84c1616fe442e993eb1a2aaa4ee925

Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 19:00.

Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 10 komuna.

Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë, janë shtatë komuna.

Shpërndarja e komunave në zona bëhet çdo të premte, duke u bazuar në rastet e infektimeve me koronavirus.