Digiqole ad

Masat kundër pandemisë, policia shqiptoi 772 gjoba në 24 orë

 Masat kundër pandemisë, policia shqiptoi 772 gjoba në 24 orë

Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit i ka shqiptuar 772 gjoba.

Këto tiketa janë shqiptuar në bazë të ligjit kundër COVID-19, përkatësisht ndaj qytetarëve që s’i kanë respektuar masat ndaj pandemisë.

Qytetarët e Kosoëvs janë të obliguar me ligj që të mbajnë maskat. Gjithashtu në Kosovë, mes tjerash është i ndaluar grumbullimi i më shumë se pesë personave në ambiente publike.

Deri më tani, të dhënat zyrtare tregojnë se nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 73 persona, janë infektuar 41 mijë e 777 dhe janë shëruar 27 mijë e 143 pacientë.

Digiqole ad

Të ngjashme