Digiqole ad

Studimi: Njerëzit e lidhur me Qeverinë e Kurtit hapën dezinformata ndaj Vjosa Osmanit, e paraqitën si agjente ruse

 Studimi: Njerëzit e lidhur me Qeverinë e Kurtit hapën dezinformata ndaj Vjosa Osmanit, e paraqitën si agjente ruse

Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian mbi dezinformatat në Ballkan, e ku përfshihet edhe Kosova, ka bërë bujë në Kosovë me pretendimet e ndryshme kontraverse.

Tashmë edhe një tjetër pretendim ka të bëj me Albin Kurtin, ish kryeministrin e vendit që supozohet në raport të jetë rrëzuar nga ambasadori Richard Grenell përmes një postimi dezinformues në Twitter.

Ky pretendim thotë që njerëz të afërt të Albin Kurtit “besohet të kenë manipuluar median shtetërore (RTK-në) për të shpërndarë “lajme të rreme” duke e akuzuar Vjosa Osmanin, kandidate kundërshtare për kryeministre në zgjedhjet parlamentare të 2019-s, se ishte agjente ruse”.

Autorët pretendojnë se kjo akuzë ka dëmtuar rëndë Osmanin pasi Kosova ka konsensus të fortë pro-Natos.

“Politikanët më ‘mainstream’ në Kosovë besohet se janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të operacioneve të dezinformatave,” – vazhdon tutje në komentimin e veprimit të Kurtit ky studim.

Po ashtu, aty shtohet se mediat që e mbështesnin kryeministrin Kurti kishin raportuar dezinformata edhe për pandeminë, madje edhe një të tillë që një kompani farmaceutike po zhvillonte një trajtim për koronavirusin.

Digiqole ad

Të ngjashme