Munishi pas humbjes nga Drita: Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve

Ballkani e ka pësuar disfatën e dytë këtë sezon, duke humbur në udhëtim te Drita 2:1. Golin e vetëm për ekipin nga Suharka e shënoi Mirlind Daku.

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka thënë se edhe përkundër humbjes, është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

“Paraqitja ishte e mirë, e kënaqshme, hiq dy episodet aty ku kemi stërvitur më së shumti. Mund të them se ishin pakujdesi apo zotësi të Kastriot Rexhës, përndryshe jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, vazhdojmë tutje. Duhet të ishim më të vëmendshëm, mirëpo më angazhimin, me ndeshjen dhe me referimin jam i kënaqur”, tha Munishi. KOHA.