Muharremaj mbledh drejtorët, i’u cakton detyrat e reja

U mbajt takimi i radhës i Këshillit të drejtorëve komunal

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me drejtorët e drejtorive komunale, takim ky që kryesisht kishte të bënte me pagesat dhe me ato rreth obligimeve financiare. Kryetari edhe kësaj radhe ka kërkuar që të respektohet Ligji dhe afatet për pagesat dhe obligimet. Pas diskutimeve dhe njoftimeve më pas kryetari ka dhënë detyra dhe përgjegjësi për ditët në vijim.