PDK dega në Suharekë: DKA-ja e pa aftë t’i menagjoJë mungesat e shumta

Treguar nga hulumtimi i organizatës BIRN në menaxhimin e pandemisë nëpër shkolla, tregon më së miri dështimin e radhës nga ky pushtet, në menxhimin e Virusit COVID-19 nëpër shkolla, duke e renditur Komunën e Suharekës në vendin e 24 sipas radhës, nga 29 Komuna të hulumtuara.

Qysh në fillim të vitit shkollor 2020-2021, nga neglizhenca e organeve përgjegjëse të DKA-së, në realizimin e projektit në testimin e mësimdhënësve me koh, ka bërë që në fillim të vitit shkollor të ketë mungesa të mëdha të mësimdhënësve nga paraqitja e tyre si të infektuar me COVID-19, pastaj duke qenë bartës të virusit edhe te kolegët tjerë dhe te nxënësit.

Edhe pas kësaj kohe, DKA-ja ka dështuar në menaxhimin e mungesave të shumta, duke pasur një numër të madh të orëve të humbura dhe të zëvendësuara me vonesë nga mësimdhënës adekuat.

Ky keq menaxhim vjen nga mungesa e aktivitetit në teren nga drejtori i Arsimit në Komunën tonë z. Remzi Bajselmani.

Po thuajse, ka një mungesë të theksuar në monitorimin dhe bashkëpunimin me shkollat.

Kërkojmë nga drejtori z. Bajselmani që sa më parë të dal në teren dhe të sheh nga afër respektimin e masave mbrojtëse nga mesimdhënësit dhe nxënësit, masa këto të vendosura nga IKSHP-ja, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.