Digiqole ad

Ballkani mëson kundërshtarin e rradhës në Kupën e Kosovës

 Ballkani mëson kundërshtarin e rradhës në Kupën e Kosovës

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e anëtarit të KE-së, Xhelal Broja, Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.
Fillimisht të pranishmit në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së i përshëndeti Xhelal Broja, i cili u dëshiroi suksese klubeve në këtë rreth të garave, derisa më pas kryetari i KG-së, Avdyl Bellopoja shpjegoi procedurat e tërheqjes së shortit, ku 10 klubet e Superligës dhe 3 skuadrat e para të renditura në grupet respektive të Ligës së Parë u përfshin në njërën vazo, derisa skuadrat e tjera në vazon tjetër.

Skuadra jonë (Ballkani) do të jet mysafir i klubit nga Kamenica KF Dardana
Ndeshja do të zhvillohet me datë 16 ose 17 të këtij muaji .

Na priftë e mbara 🙏

Digiqole ad

Të ngjashme