Osmani dekoron me medalje presidenciale 18 profesionistë shëndetësorë që humbën jetën në përballje me COVID-19

Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, i ka dekoruar me medaljen presidenciale “Post Mortem”, 18 profesionistë shëndetësorë, që humbën jetën në përballjen me virusin COVID-19.

Osmani ka thënë se kjo është mirënjohje e të gjithë qytetarëve ndaj atyre që duke respektuar betimin e Hipokratit bënë të pamundshmen në trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. KlanKosova

“Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore”.