Historike për futbollin kosovar: Talenti i Ballkanit nënshkruan kontratë 6-vjeçare me klubin nga Suhareka

Lindon Emërllahu ka nënshkruar kontratë me Ballkanin që është e vlefshme deri më 2026.

Ballkani po dëshmon dita ditës që është një klub shumë serioz dhe atë nuk e dallon asgjë me klubet tjera evropiane, shkruan Reporteri.

Si rrallë herë në futbollin kosovar, një futbollist ka nënshkruar një kontratë afatgjate për 6 vjet, gjë e cila nuk është parë më herët në vendin tonë.

Bëhet fjalët për Lindon Emërllahun, talentin e klubit nga Suhareka, i cili para pak ditësh mbushi 18 vjet.

Emërllahu ka nënshruar kontratë 6 vjeçare me Ballkanin dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur klubi nga Suhareka me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

✍️ FCB 😍

Super talenti Emerllahu nënshkruan me klubin e vendlindjes për kohë të gjatë po sa i mbushi të 18-tat 🙏

Shume Suksese Lindon ⭐️

Na priftë e mbara 🙏