Ballkani për hakmarrje ndaj ’89-shit

Sot (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshje të vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë të mërkurës u zhvilluan tri ndeshje, ndërsa gjatë ditës së sotme janë edhe dy tjera për të kompletuar gjiron e 17-të.

Ndeshja interesante e ditës së sotme do të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës ’89, ku vendasit duan t’i kthehen fitores.
Duelin e parë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ballkanit e kishin fituar mitrovicasit pas një trilleri të vërtetë duke rikthyer ndeshjen nga 0-3 në 4-3.

Ky takim është paraparë të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Therandë.