Urime “dy mujori i avullimit të mjeteve”

Kosovarët s’ndalojnë së befasuari asnjëherë.

Dje, janë bërë dy muaj që nga dita kur nga Thesari i Shtetit janë avulluar mbi dy milionë euro. E dikush duket se edhe e ka festuar këtë ditë, shkruan Express.

Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi e një ëmbëlsire, që lidhet me dy milionëshin.

”Urime 2 mujori i avullimit të mjeteve”, është mbishkrimi që i është vënë kësaj ëmbëlsire.

Ndryshe, për vjedhjen e dy milionëshit aktualisht në paraburgim po mbahen pronari i kompanisë ku janë transferuar mjetet, Kadri Shala dhe punëtori i Thesarit, Labinot Gruda./Express