Policia brenda 24 orëve dënon 895 qytetarë që shkelën ligjin anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 895 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 19 aksidente me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 910 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 41 persona, prej tyre 25 janë dërguar në mbajtje dhe 6 janë në vuajtje të dënimit.

Këto janë statistikat e përgjithshme: