Ballkani – Gjilani: Caktohet orari për ndeshjen e mbetur të stinorit vjeshtor

Stinori vjeshtor përfundon zyrtarisht me dy ndeshjet e mbetura nga javët e kaluara.

Bëhet fjalë për ndeshjet mes Ballkani – Gjilani dhe Prishtina – Drita të cilat janë shtyrë për arsyeje të ndryshme, shkruan Gazetasheshi.com

Tashmë bëhet e ditur që këto dy ndeshje do të zhvillohen në fundjavën tjetër.

Ballkani – Gjilani do të zhvillohet të shtunën (19 dhjetor) me fillim nga ora 12:30.