Digiqole ad

Derbin Prishtina – Ballkani, do ta transmetojnë këto dy televizone

 Derbin Prishtina – Ballkani, do ta transmetojnë këto dy televizone

Elita e Futbollit të Kosovës vazhdon sot (e diel) me javën e 18-të e fundit për stinorin vjeshtor.

Sot luhen vetëm dy ndeshje dhe padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” ku përballen Prishtina e Ballkani.

Ballkani që sivjet është një prej kandidatëve kryesor në luftë për titull dhe Prishtina që ende po lufton të futet në garë për këtë trofe, ndeshen sot ndërmjet vete dhe vetëm fitorja është synim i këtyre dy skuadrave.

Se cila do t’ja arrijë mbetet të shihet por e sigurt është që do të jetë një luftë e ashpër dhe pa kalkulime. Ndeshja nis nga ora 13:30 dhe transmetohet direkt në “Klan Kosova” dhe “Art Sport”.

Digiqole ad

Të ngjashme