E konfirmon Selim Selimi: Shteti ndan 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka konfirmuar se janë ndarë 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Përmes një konference për media, Selimi ka thënë se të akuzuarit që ndodhen në Hagë do të ndihmohen nga shteti.

Sipas tij, buxheti është caktuar dhe se është detyrë e shtetit ku e obligon edhe ligji.

“E kemi buxhetin e caktuar, është një detyrë e jona që na obligon ligji, ne kemi 7 milion euro të cilat janë ndarë gjatë dhe 13 milionë tjera, krejt janë 20 milionë euro të cilat do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve në Speciale”, tha Selimi, raporton Gazeta Metro.

Kujtojmë se aktualisht në Hagë janë duke u akuzuar ish-krerët e UÇK’së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Salih Mustafa dhe Rexhep Selimi