Digiqole ad

Zemaj sqaron për masat gjatë festave të fundvitit

 Zemaj sqaron për masat gjatë festave të fundvitit

“Nuk do të ketë masa lehtësuese gjatë fundvitit”, e ka bërë të qartë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Duhet të jemi të sinqertë. Ne bëjmë vlerësime javore, rritja e virusit në vendet perëndimore dhe ato të rajonit është shqetësuese dhe po ashtu edhe numri i vdekjeve… Do të ndërmarrim masa kufizuese. Me datën 18 përfundon edhe pjesa e parë e vitit shkollor dhe do të shohim se në cila segmente tjera mund të arrijmë që ta parandalojmë grumbullimin krahas masave që kemi fuqi”.

“E them edhe sot, nuk do të ketë lehtësim të masave do të ketë disa kufizime. Nuk do të ketë as zgjatje të orarit pavarësisht që disa komune kanë lëvizur pozitivisht, kanë kaluar nga zona e rrezikshmërisë”, tha Zemaj në emisionin e mëngjesit në RTK, shkruan Gazeta Insajderi.

Digiqole ad

Të ngjashme