Rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive. Nga 294 rastet e konfirmuara sot 5 janë nga komuna e Suharekës.

Vendbanimet prej nga vijn rastet pozitive në komunën e Suharekës janë si vijojnë:

Sallagrazhdë (1)

Samadrexhë (1)

Semetisht (1)

Gelancë (1)

Leshan (1)