Ndrecaj: Në Biraq po prehen pishat- Degradim total i natyrës

Asamblesiti i pavarurur z. Bashkim Ndrecaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ashpër kundër prerjes së pishave në Biraq.

Ndrecaj thotë se kompania që ka fituar tenderin për pastrimin e pishave, po i pret pishat e shëndosha pa u shqetësuar nga Komuna.

Ja postimi i plotë:

“Degradim total i Natyres. Këto pisha janë te prera në Biraqë e Institucionet Komunale të Suharekës në gjumë. Kompania që ka fitu tenderin për pastrimin e pishave lirshëm i pret pishat e shëndosha, skan faje se jena fokusu ne Facebook.”