Trusti: Për gjashtë ditë kanë aplikuar mbi 344 mijë qytetarë

Tërheqja e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti ka zgjuar interesim të madh nga qytetarët e Kosovës.

Kjo u mundësua pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Kuvendi i Kosovës më 4 dhjetor.

644 mijë e 582 persona kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar tërheqjen e 10 përqindëshit.

Në një përgjigje për Klan Kosova, zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, tha se për gjashtë ditë kanë aplikuar 344 mijë e 328 qytetarë.

Demi tha se 63 mijë e 21 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro.

Njoftimi i plotë: