Digiqole ad

PAS TRAJTIMIT 23 DITOR NË SHSKUK MJEKU NGA SUHAREKA REZULTON NEGATIV ME COVID-19

 PAS TRAJTIMIT 23 DITOR NË SHSKUK MJEKU NGA SUHAREKA REZULTON NEGATIV ME COVID-19

Nga trajtimi 23 ditor që rezultoi pozitiv me COVID-19, sot ështe liruar Fahredin Veselaj nga Klinika Infektive në ShSKUK në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, i cili ka treguar që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe që ka rezultuar negativ me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor për kujdesin  ndaj tij në Klinikën Infektive, duke thënë se puna profesionale e tyre ishte e koordinuar mirë dhe funksiononte si Simfoni!

Postimi i plotë:

“Të dashur miq,

Pas një beteje sfiduese me COVID-19, ju njoftoj se sot u lirova nga trajtimi 23 ditor në Klinikën Infektive  në ShSKUK  në Prishtinë në gjendje shumë të përmisuar shëndetësore dhe me test negativ për Covid 19.

Falënderimi i takon Zotit në rend të parë që më mundësoi tani të falënderoj mjekët në Klinikën Infektive Prof dr. Salih Ahmeti , Dr. Sci.Lindita Ajazaj – Berisha, Dr. Valbon Krasniqi, Dr. Murat  Mehmeti, Dr. Blerta Haraqia, Prof. Shemsedin Dreshaj,  Dr. Sci,Izet Sadiku , Dr, Veliu, Dr. Njomza, Dr. Hatixhe, dr . Edmondi…. dhe shumë tjerë , pastaj përsonelin e infermierëve cilët me përkushtim, entuziazëm e profesionalizëm, arritën të menaxhojnë gjendjën time në situata shumë kritike  kur gjendja ime ishte shumë kritike dhe me rrezik jete.   Ata bënë këtë me shumë dashuri e profesionalizëm, përkushtim. Nuk u ndalën, nuk u lodhën, inkurajuan jo vetëm mua por të gjitha ata që patën fatin të jenë të shtrirë në Kl. Infektive.

Puna e profesionale e tyre ishte e koordinuar mire  dhe funksiononte si Simfoni!

Në veçanti falënderoj ekipin e  (Prof.dr.Salih Ahmeti, Dr. Sci. Lindita ,  Dr. Murati , dr. Blerta, dr . Dr. Veliu …. etj ), Dr.Shpejtim Thaqi , Musa Hoxha (pulmolog), Dr. Hamëz Selmani – (kardiolog) që në mënyrë të koordinuar bënë trajtimin tim dhe si dhe shumë e shumë kolegë  nga QKUK dhe  Fakulteti i Mjekësisë të cilët nuk kursyen asgjë që të për të mbrojtur  jetën  ime dhe për tu shëruar nga sëmundja  COVID 19 !

Një falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK që kishte siguruar një furnizim të mirë me barrera dhe materiale shpenzuese gati 100% dhe ua mundësuan mjekëve dhe infermierëve realizimin pa vonesë të ofrimit të ndihmës mjekësorë për të gjithë pacientët!

Dua të falënderoj  kolegët nga Klinika e Urologjisë në QKUK dhe Spitalin VITAHOSPITAL  dhe  ELITA + , kolegët nga fushat tjera te mjekësisë , familjën e gjërë, shokët e studimeve,  miqtë e panumërt, kolegët anëkënd vendit e shumë të tjerë  për kujdesin, mbështetjën , ndihmën, kurajon  dhe motivimin.  Bashkarisht ia dolëm.

Një falënderim të veçantë gjithashtu për Bashkëshortës time Fëllanza, që përkundër sëmundjës  së saj  me Covid 19  gjithëmon më qendroi pranë me ditë e netë të tëra!  Pastaj  djemt Fakoni e Dielloni  të cilët më qëndruan pranë dhe nuk u ndanë për asnjë në çast!

COVID 19 është një vrasës që ekplodon brenda trupit, për aq sa mundesh me rezistua. Vetëm e kaluara me momente të bukura të mbanë në me shpresë për jetë duke të ndihmuar të luftosh për të mbijetuar. Covid 19 të tanishmën e ndal vetem në dëshirën për të mbijetuar pasi të sfidon shumë, ndësa të ardhmën tenton  më ta rrënua, shkatërrua dhe mbyt !

Vjen si një xhyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjën!

Por qasja shumë profesiinale, e kujdeshme e koordinuar , me dashuri  nga Prof dr. Salih Ahmeti ( sikur Zoti e ka dërguar në luftë kundër Covid 19  )  dhe e gjithë ekipa e mjekëve infermierëve por edhe e stafit teknik dhe mbështetës në Klinikën Infektive  bënë mrekullirat dhe ua kthyen ëndrrat dhe më mbajtën në jetë mua dhe shumë e shumë pacientë cdo ditë.

Duke qenë vetë mjek specialist , por në spital 100 % pacient dhe nga pozicioni i pacientit  të shtrirë në shtrat mbeta i  mahnitur me përkushtimin e personelit infermieror të Klinikës Infektive  me aq  përkushtim, profesionalizëm, dashuri, vetëmohim , komunikim të mirë me pacient , raportim me kohë të mjekët kujdestarë. Vërtetë edhe ata  punonin si misionar.

Në këtë mision përveq mjekëve dhe infermierëve  ishin të përfshirë edhe punëtorët teknik, bocmenët,  servuesit e ushqimit, punëtorët ndihmës dhe sigurimi që sakrifikojnë vetën dhe familjet vetëm e vetëm të ofrojnë ndihmë për pacientët me Covid 19.

Vërtetë e gjithë kjo strukturë nga Mjeku specialistë deri te punëtori ndihmës janë Herojt e luftës së sotme kundër Covid 19.

Duke qenë ish mjek i UÇK , më kujtonte luftën kur pas luftimeve na sjellnin të plagosurit vërehej një mobilizim i papapare. Ishte kohë lufte!

Dhe në Klinikën Infektive vërtet bëhet luftë kundër Covid 19.

Këtu tashmë egzistojnë protokolet  e trajtimit të Covid 19, këtu është përvoja , këtu janë sukset  besoj ndër më të mirat në Europë, Për këtë u binda gjatë qëndrimit tim gati një mujor për trajtim në Klinikën Infektive.

Virusi është vrasës!

Mbaj maskë, mbaj distancë fizike, dezinfektohu, Respekto vendimet e IKShPK!

Keni simtome konsultoni mjekun.

Jeni  me PCR test pozitiv konsiltoni Infektologun.

Mos u vono në trajtim.

I juaji,

Fahredin Veselaj”, ka thënë Veselaj në Facebook. Familjajonë

Digiqole ad

Të ngjashme