Rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Nga 453 rastet pozitive të konfirmuara sot 7 janë nga komuna e Suharekës.

Rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime:

Suharekë (2)

Tërrnje (2)

Gelancë (1)

Mushtisht (1)

Studençan (1)