Digiqole ad

Ministri Kuçi subvencionon Parkun e Inovacionit me 2 milion Euro

 Ministri Kuçi subvencionon Parkun e Inovacionit me 2 milion Euro

Sot bashkë me Muhamed Rexhepin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren nënshkruajtëm Marrëveshjen e Mirëkuptimit, që ka për qëllim të subvencionojë këtë park me 2 milionë euro.

ITP është projekt i përbashkët mes Kosovës dhe Gjermanisë, që ka për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, duke u shndërruar në një çerdhe të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare.

Sektorët kryesorë që zhvillohen brenda ITP-së janë: Teknologjia Informative, Bujqësia dhe Përpunim i Ushqimit, Industritë kreative e kulturore dhe Trajnimet profesionale. Tash për tash parku është i hapur dhe bizneset janë duke aplikuar për t’u bërë pjesë e ITP-së.

Gjithashtu brenda këtij parku do të funksionojë edhe Qendra e Ekselencës Digjitale, si projekt i veçantë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Për më shumë rreth ITP-së, mund të vizitoni web-faqen: http://www.itp-prizren.com/

Digiqole ad

Të ngjashme