Ministri Kuçi, sjell donacion dhe grant për komunën e Suharekës

Ministri i Ekonimisë dhe ambientit z.Blerim Kuçi,  ka dhënë një grant dhe një donacion për komunën e Suharekës.

Komuna Suharekës ka fituar një donacion në vlerë prej 500.000€, njofton kryetari Muharremaj:

“Përfituam edhe një donacion në vlerë 500.000 euro.

Sapo nënshkrova marrëveshjen me z.Admir Shalën drejtor menaxhues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku brenda kësaj vlere përfitojnë tri shkolla. 

Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, SHFMU “Shkëndija” Suahrekë dhe SHFMU “Flamuri i Arbërit” – Reshtan, janë shkollat përfituese ku do të implementohet projekti. 

Angazhimet tona vazhdojnë dhe prioriteti ynë për investime vazhdon të mbetet edhe sektori i arsimit.

Bali Muharremaj”

Gjithashtu Muharremaj sot njoftoj se ka Komuna Suharekës ka fituar një grant në vlerë prej: 159,940.00€.

“Muharremaj thotë se: 159,940.00 euro është vlera e Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër të cilin e kemi përfituar si Komunë e Suharekës. 

Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse secilin vit radhazi po përfitojmë grante në rregullimin dhe mbrojtjen e ambientit. 

Urime ! 

Bali Muharremaj”