Selmani bëhet me klub të ri

Hammarby është klubi i ri i Astrit Selmanit.

Sulmuesi nga Kosova ka nënshkruar një kontratë me klubin suedez deri në vitin 2024. 

Selmani ka shënuar 15 gola dhe 6 asistime me Varbergun në këtë edicion.

Ai ende nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës.