Bastoret nuk i japin fare shanca Gjilanit, Ballkani favorit absolut për të fituar

Në kuadër të elitës së futbollit kosovar, në mesditën e sotme do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante.

Ndeshja e mbetur e javës së 12-të mes Ballkanit dhe Gjilanit do të luhet sot në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkanit i nevoiten tre pikët për të kërkuar pozitën e parë në tabelë, ndërsa Gjilani nëse shpreson të bëjë diçka të madhe në pranverë duhet ta nisë nga sot.

“Bet365” dhe “MelBet” pajtohen që në këtë takim ka një favorit absolut, me të dyja që i kanë dhënë kuota tejet të ulëta vendasëve teksa fitorja eventuale e mysafirëve shpërblehet me një shifër të madhe parash.

Sheshi