Bllokohen banorët e Sallagrazhdës

Banorët e lagjes “ Tre deshmoret e Tivarit” në Sallagrazhdë, ankohen se janë bllokuar për shkak të rrëzimit të trafos elektrike.
Të njejtit ankohen se janë pa energji elektrike që nga mbrëmë.

Ky është Mesazhi që kemi pranuar nga një banor i kësaj lagjeje:

Pershendetje,deshta me dergu disa foto te ni trafo te rrymes qe e ka blloku komplet rrugen plus jemi pa rrym prej mbram ne ora 22:50. Kemi lajmru Keds-in nuk ka asni reagim prej tyre.