Digiqole ad

Kandidimi për deputetë i personave që mund të jenë të dënuar, KQZ tregon si do të veprojë

 Kandidimi për deputetë i personave që mund të jenë të dënuar, KQZ tregon si do të veprojë

Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Ethhem Arifi për Qeverinë Hoti. Kandidimi për deputet i personave që kanë probleme me drejtësinë mbetet një çështje që kërkon zgjidhje me zgjedhjet e reja në horizont.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për KosovaPress se si do të veprojë ky institucion për të parandaluar në të ardhmen kandidimin për deputetë të personave që mund të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit.

“Gjykata Kushtetuese, me aq sa kuptohet përmes njoftimit të shkurtër që ka publikuar, kërkon që të zbatohet Neni 29 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pra ndër tjerash edhe germa Q) pra që pamundëson kandidimin e një personi që është shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. KQZ-ja do të shohë të gjitha obligimet që dalin nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Natyrisht se KQZ-ja do të zbatojë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe nenin 29 të këtij ligji i cili flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Modalitetet do të saktësohen nga ana e KQZ-së gjatë procesit zgjedhor”, tha Elezi për KosovaPress.

Digiqole ad

Të ngjashme