Identifikohet me emër e mbiemër sulmuesi i Valon Sylës

Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë

Raportohet se i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është Bashkim Jupa nga fshati Molliq komuna e Gjakovës, me vendbanim në Zvicër.

 I dyshuari është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.