Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Arlindin

Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Arlind Imer Berishës, i lindur me 01.12.2000 në fshatin Brestovc, Komuna e Rahovecit.

Sipas policisë, Arlindi është i kërkuar për tri vepra penale: Grabitje dhe mashtrim, raporton IndeksOnline.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës se Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar ta lajmërojë Policinë e Kosovës.Indeks