Fillon ‘operacioni fshesa’ i Munishit, ky është futbollisti i radhës që largohet

Portieri Armend Rugji është larguar nga Ballkani. Klubi nga Theranda ka vendosur t’ia shkëpusë kontratën, duke mos llogaritur më në shërbimet e tij. Insporti mëson ekskluzivisht se ky vendim është marrë sot nga kryesia e Ballkanit.

Rugji ishte numri një i portës së Ballkanit edhe në pjesën e parë të kampionatit, por pa arritur të përsërisë formën e sezonit të kaluar.

Më tetë shtator Ballkani dhe Rugjin ishin dakorduar që të vazhdonin bashkëpunimin por pa zbuluar kohëzgjatje e bashkëpunimit. Këtë e kishin bërë nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook.

Përkundër se klubi nga Theranda kishin transferuar portierin Kenan Haxhihamza nga SC Gjilani, për t’i bërë konkurrencë, trajneri Ismet Munishi i besonte Rugjit.

Megjithatë, forma e Rugjit nuk e ishte e nivelit të duhur duke ndikuar në rezultate të skuadrës, rasti i fundit kur gaboi ndaj Gjilanit duke ia dhuruar golin skuadrës gjilanase.

Rugji në Ballkan ishte transferuar si futbollist i lirë nga KF Liria në vitin 2018.

Portieri 34-vjeçar këtë sezon është paraqitur në 11 ndeshje, duke pranuar 11 gola, ndërsa ka në  tri ndeshje ka mbajtur portën e pa prekur.

Në tërësi skuadra e Ballkanit ka pranuar 25 gola. Ballkani është ndër skuadrat me sulmin më të mirë, por në mbrojtje ka hasur në vështirësi përkundër faktit se ka transferuar yje si Armend Thaqi dhe Bajram Jashanica.

Ballkani pas 18 xhirove të zhviluara renditet në pozitën e dytë me 38 pikë, tri më pak se KF Drita. Sheshi