Mustafa porosi Kurtit: Respektoje vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka çuar një porosi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, shkruan Gazeta Express.

Me rënien e Qeverisë “Hoti”, u tha se disa politikanë përfshirë këtu edhe Kurtin nuk mund të kandidojnë për deputet për shkak të dënimit nga Gjykata.

Ai i ka kërkuar kreut të VV-së që ta respektojë vendimin e Kushtetueses në rast se atij i ndalohet kandidimi.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë homazheve tek varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova për nder të 31-vjetorit të themelimit të LDK-së. Express