Digiqole ad

Pjesë nga Konferenca e LDK – Dega Suharekë

 Pjesë nga Konferenca e LDK – Dega Suharekë

LDK – Dega në Suharekë ka mbajtur një konferenc për media, ku ka shpalosur dështimet e qeverisjes Muharremaj. Sipas LDK-së Dega në Suharekë, Muharremaj ka keqmenaxhuar me buxhetin e Komunës, ka shkelur ligjin dhe ka pasur cilësi të dobët të punimeve.

Ky është postimi i plotë:

Pjesë nga konferenca për media

Sot ju prezantojmë të gjeturat nga sektori i infrastrukturës, i cili më së shumti është goditur nga keqpërdorimet. Kjo me siguri për shkak se ky sektor menaxhon pjesën më të madhe të buxhetit.

Ky sektor karakterizohet me:

a. shkelje të ligjit duke mos përfillur listën e projekteve të miratuara nga Asamblea Komunale

Përkundër vërejtjeve tona kryetari Muharremaj ka vazhduar të shkelë ligjin, ku vetëm këtë vit ne kemi identifikuar mbi 10 projekte
(e që besojmë që ka edhe më shumë) në të cilat janë orientuar mjetet e planifikuara ,jashtë listës së miratuar nga Asamblea Komunale.
Në vitin 2019 në Gelancë shtronë rrugë private të kryetarit të nëndeges se AAK-së së këtij fshati, duke heq dhe moszbatuar fare rrugën qe kishte miratuar Asamblea Komunale.

Edhe në vitin 2018 kemi disa projekte që janë jashtë listës së miratuar nga Asamblja Komunale, si ato në fshatrat Mushtisht,Studenqan etj.
Ndërsa ne Suharekë 380 000 euro të planifikuara për sheshin e qytetit , janë destinuar për rrugë lokale në qytet, pa asnjë vendim të Asamblesë ,si organi kompetent për këtë çështje .

b. paramasa pa projekte, joprofesionale që dëmtojnë buxhetin e Komunës

-Gjatë analizës kemi vërejtur se shumica e kontratave janë pa projekte , ku mundësitë për manipulime dhe keqpërdorime financiare janë tepër të mëdha.

Gjatë fushatës elektorale ky kryetar premtonte se asnjë investim në infrastrukturë nuk do të bëhet pa projekte.

c. keqmenaxhimi i kontratave dhe cilësi e dobët e investimeve të realizuara.

Mjaft shqetësuese është keqmenaxhimi i kontratave dhe kualiteti i dobët i punimeve, që vie si pasojë e kurdisjes së paramasave dhe mbikqyrjes jo profesionale të punimeve.
Shembulli tipik që ilustron menaxhimin e keq të projekteve është prpjekti “ Rregullimi i sheshit të qytetit ”. projekti për Sheshin ishte ide e LDK-së por transformimi realizimit të projektit ja ka hequr të gjitha elementet e sheshit, andaj gjithçka mund të quhet por nuk mund të quhet shesh një vend ku frekuentohet me automjete. Kemi një vend ku fëmijët dhe të moshuarit janë të rrezikuar në çdo moment dhe si pasojë e rrezikut nga automjetet nuk mund t’i shfrytëzojnë këndet e dedikuara për ta.
Pra në qytet nuk kemi shesh por trotuare të zgjeruara.
Qeveria Komunale ka zhvilluar dy procedura për hartim të projektit,ku vlera totale për projektim taksapaguesve u kushtoi rreth 64 mijë euro.
Përkundër gjithë këtyre shpenzimeve për projektim , gjatë realizimit janë bërë ndryshime substanciale, pa ndjekur procedurat e nevojshme: pa miratimin e Asamblesë Komunale, pa miratimin e kompanisë projektuese dhe pa asnjë diskutim tjetër publik, me të cilat është devijuar koncepti i sheshit dhe për çudi ekzekutimin e punimeve e fiton kompania ”Hidroterm”, e bashkëpartiakut të kryetarit.

Po ashtu rast dyshimtë për keqpërdorim të parasë publike është edhe kontrata e ‘Sanimit dhe mirmbajtjes së rrugëve’ (e lidhur në mes të Komunës së Suharekës dhe kompanise së afërt me kryetarin Muharremaj). Komuna nga taksat e qytetarëve për këtë projekt ka shpenzuar afër gjysmë milioni euro, kurse gjendja e rrugëve është si mos më keq, e cila mund të vërtetohet përmes fotodokumentacionëve.

Si ilustrim kemi dhënë disa fotografi që pasqyrojnë më së miri cilësinë e dobët të punimëve :
përshembull rruga :Bukosh – Reqan, rruga “Hasan Prishtina” e cila 3 herë është meremetuar dhe prapë është e dëmtuar, rr.”Dëshmorëve” në Suharekë e shumë tjera…

d. Rast më eklatant i shkeljes: Lidhen kontrata ,bëhen pranime teknike, ekzekutohen pagesa dhe rrugët nuk ndërtohen fare!

Siç është rasti tek rruga Ali V.Bytyqi ne Mushtisht ku ekzekutohet pagesa , rruga nuk ndërtohet dhe përsëri lidhë kontratë me një operator ekonomik tjetër dhe rruga ende nuk ndërtohet.
Rast tjetër është rruga në Studenqan (Studenqan – Zona Industriale) ku është ekzekutuar pagesa dhe rruga nuk është ndërtuar.
Kjo duket qartë se është keqpërdorim i hapur i buxhetit të Komunës.

Për më shumë klikoni në linkun e më poshtëm

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4941415079263975&id=803133096425548

Digiqole ad

Të ngjashme