Mbrëmja e Laureatëve dominohet nga luanët e FC Ballkanit


Nën ombrellen e Federatës së Futbollit të Kosovës është organizuar gala mbrëmja nën kushte të veçanta për shkak të pandemisë Covid-19. As pandemia nuk ka bërë që kjo mbrëmje ta humbë shkëlqimin pasi që ishte kurrorëzim i punës së futbollistëve tanë të cilët djërsiten fanelat e klubeve të Superligës.

Mbrëmja e Laureatëve nuk ka mundur të kaloj pa ngjyrat portokallinj ku spikatën futbollistët:

Armend Thaqi futbollisti i vitit në Superligë dhe në formacionin e vitit;

Mirlind Daku gola shënues i vitit dhe në formacionin e vitit;

Arbër Potoku në formacionin e vitit dhe

Ermal Krasniqi në formacionin e vitit.