Digiqole ad

Kryetari i “Xhebrailave” flet për largimin e Munishit, derisa ka disa fjalë për të!

 Kryetari i “Xhebrailave” flet për largimin e Munishit, derisa ka disa fjalë për të!

Ismet Munishi është shkarkuar nga skuadra e Ballkanit.

Ishte një shkarkim i papritur kur dihet lidhja e fortë që kishin të dyja palët me njëra-tjetrën.

Në lidhje me këtë vendim është pronocuar udhëheqësi i tifo-grupit të këtij klubi, Korab Elshani.

Ai tha se vendimi i klubit natyrisht që respektohet nga ana e tyre, por që mend0n se është një veprim i ngutshëm dhe u deklarua shumë falënderues për punën që trajneri Munishi bëri tek skuadra e tyre.

“Vendimin për shkarkimin e trajnerit Ismet Munishi e kemi kuptuar nga mediat. Natyrisht që e falënderojmë shumë Ismet Munishin për punën e madhe që bëri te skuadra jonë, ku e zhvilloi pa asnjë dyshim futbollin më të mirë në vend dhe na bëri që të besojmë tek titulli kampion. Mendoj personalisht që veprimi ka qenë pak i ngutshëm, por natyrisht që e respektojmë atë në plotësi. Ismet Munishi është një burrë i vërtetë dhe si i tillë ka bërë që lidhja jonë me të të jetë shumë e madhe. Ai do ta ketë përjetësisht respektin tonë të madh” deklaroi Elshani për Gazeta “Blic”.

Tashmë skuadra nga Suhareka është vënë pas për të kërkuar një trajner të ri.

Digiqole ad

Të ngjashme